Studimi: Emri i Taulant Ballës përmendet gjithmonë krahas termave “kulturë” dhe “art”

taulanti.png

Instituti mediatik studimor Balli i Kazanit, ka bërë publike sot rezultatet e kërkimit të tij më të fundit. Objekt i këtij studimi kanë qenë disa nga politikanët më elitarë, shpeshtësia e shfaqjes së tyre në media dhe shoqërimi i emrit të tyre me një sërë termash.

Kështu psh, Balli i Kazanit bën të ditur se emri i Taulant Ballës shfaqet në media gjithnjë krahas emrave “kulturë”, “civilizim” dhe “art”. Gjithnjë sipas këtij institucioni, studimi është në rrafshin e asociacionit dhe koorelacionit dhe jo kauzalitetit. Por nuk është e pamundur të kemi edhe një marrdhënie kauzaliteti.

E pyetur për këto rezultate, selia e Partise Socialiste u shpreh se nuk është fare e habitur. Kjo sepse u bënë vite që eksponentë të lartë të PS asociohen rregullisht me kulturën dhe artin. “Natyrisht që Taulanti është një nga njerëzit më me kulturë dhe më të rafinuar në vend” u shpreh një nga zëdhënësit e PS i cili nuk dëshiroi të prononcohej zyrtarisht pasi sipas tij “të gjitha deklaratat i bën shefi nga Facebook-u.”

“Nga ana tjetër”, përfundon studimi, “emri i Taulant Ballës shoqërohet shumë pak ose aspak me terma të tillë si krimi, korrupsioni, përgjimet, droga, paratë e pista dhe trafikimi”.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s