Alarm në Vatikan pas vizitës së Gramoz Ruçit

ekzorcizmi

Korrespondenti ynë në Vatikan, Ëngjëll Ndodhia, njofton se ka disa ditë që Selia e Shenjtë është përfshirë nga një valë ekzorcizmi.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë pasi një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Gramoz Ruçi vizitoi Papën dhe të tjere funksionarë të lartë të katolicizmit botëror.

Gjatë këtyre ditëve, në selinë e shenjtë është vënë re një shtim i madh i kryqeve dhe pranisë së ujit të bekuar mes priftërinjve yshtës, të cilët po luftojnë me djallin që thuhet se ka hyrë në mjediset e selisë së shenjtë.

Selia nuk prononcohet për të thënë nëse ishte delegacioni shqiptar që solli satanain aty apo ishte thjesht një koincidencë. Eventi i zhvilluar nga Papa në përkujtim të Skënderbeut rrit dyshimet mbi këtë përkim. Jashtë kamerave zyrtarë të lartë të Kishës janë shprehur se Shqipëria ka qenë një barrierë për mbërritjen e turqve në Romë, por pas 600 vjetësh na solli Ruçin.

Gjithsesi, Selia është pranë shpalljes së një gjendjeje të jashtëzakonshme, ndërsa vetë Papa ka pasur probleme me gjumin, për shkak se i shfaqet portreti i sertë i djallit, në pamjen e një kryeparlamentari që i ulëret duke shtrënguar dhëmbët: Ulu poshtë Zoti Berishaaaa!

Burime të padjallëzuara thonë për Periferinë se vetë Selia e Shenjtë e Rilindjes në Tiranë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar homologen e saj në Romë. Ekspertë të ekzorcizmit në Tiranë janë shprehur se janë mjeshtra për të nxjerrë shpirtrat e këqinj, pasi kanë që në 1944 që iu nxjerrin shpirtin armiqve të popullit dhe partisë.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s