Makron kërkon ndihmën e Ramës si t’ia dalë me protestat

rama dhe makron

 

Emanuel Makron e ka një hall.

Burime frëngëdashëse bëjnë me dije se presidenti i Francës i ka telefonuar ditën e sotme kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Makron ka qenë tepër konfuz dhe i shqetësuar nga protestat e xhaketaverdhëve në Francë dhe pak ditë pasi është tërhequr ka pyetur Edi Ramën se si ia arrin ai të mos e vrasë mendjen për protestat në vend.

Të njëjtat burime, vënë në dukje interesin e madh të Makronit për artin e mos vënies së ujit në zjarr për protestat e popullit. “Ne këtë art nuk e kemi perfeksionuar akoma në Francë” është shprehur ai “prandaj jemi kaq të dobët dhe nuk po bëjmë para”. Ai është shprehur i mrekulluar edhe për faktin se si ia del kryeministri shqiptar në një kohë kur ka disa protesta në vend siç është ajo e studentëve, e banorëve të Astirit dhe e Teatrit Kombëtar.

Nga ana e tij, Edi Rama është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar por hokatar siç është ai, i ka thënë “Kur të dhashë mend për poture e atlete nuk mi more”. Rama ka thënë se do bëjë ç’është e mundur por i ka  kujtuar Makronit një shprehje të urtë të popullit shqiptar, atë që zanati nuk mësohet por vidhet.

Sidoqoftë, që nga java tjetër, pritet që kryeministri shqiptar të dërgojë një delegacion ekspertësh për trajnimin e qeverisë franceze të përbërë nga Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Pandeli Majko.

Mendohet se roli i këtij të fundit do të jetë hapja e derës dhe porositja e kafeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s