Edi Rama luan protestash në Kryeministri

kryemin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dy ditë që po organizon protesta brenda kryeministrisë. Lajmin e bënë të ditur burime të sigurta pranë kryeministrit të cilat theksojnë se Edi Rama po luan protestash me stafin e kryeministrisë.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi Rama u refuzua nga studentët disa herë. Në ditët e para të protestave studentore, ai u shpreh se donte të ishte bashkë me ta dhe jo në zyrë. Më pas ai deklaroi se ishte ai protestuesi kryesor. Në ditët e fundit, i acaruar nga mospranimi i studentëve, ai shpërtheu duke u thënë atyre se nuk dinin të organizonin protesta dhe nëse do ta kishte ai në dorë protestën, ajo do kishte shkuar për bukuri.

Mesa duket, shefi i qeverisë shqiptare është lodhur nga refuzimi i vazhdueshëm i studentëve dhe ka mbledhur stafin e tij, të madh e të vogël dhe ka organizuar vetë një protestë model. Nuk kanë munguar as thirrjet, pankartat dhe memet e bëra nga ai vetë. Mësohet gjithashtu se protesta ka vetëm një megafon.

Nga po të njëjtat burime, bëhet me dije se personeli po e kryen siç duhet punën e kërkuar prej tij, madje po qëndrojnë edhe jashtë orarit të punës. Mirëpo ka pasur njëfarë konfuzioni se kundër kujt po protestohet. Ka qenë vetë Zoti Rama ai që e ka fashitur këtë dilemë duke thënë se protestohet kundër rektorëve, opozitës, partive dhe gjithë sistemit në përgjithësi. Madje për ta bërë sa më konkrete ai realizon lidhje direkte në telekonferencë me rektorët  të cilët sapo shfaqen në ekran fishkëllehen dhe shahen rëndshëm nga protestuesit me në krye Zotin Rama. Ka të dhëna që në mungesë të rektorëve, kryeministri urdhëron Endri Fugën të ulet në tavolinën e tij dhe protesta sakaq drejtohet kundër tij.

Kryeprotestuesi është shprehur i vendosur në plotësimin e kërkesave të tij dhe shprehet se nuk ka ndërmend të lëvizë nga kryeministria pa u plotësuar të gjitha ato.

Deri tani protesta ka qenë paqësore dhe ka shkuar pa incidente përveç thyerjes së disa mobiljeve, gotave dhe krahëve të disa punonjësve pa rëndësi.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s