Vetëm Artan Hoxha e di kush ia vuri zjarrin katedrales në Paris

artani

Pas zjarrit që përfshiu Katedralen e Notrë Damit në Paris, mediat më prestigjioze franceze por edhe të botës kanë vërshuar për të kontaktuar të vetmin njeri që ka njohuri se kush ia vuri zjarrin asaj: Artan Hoxha.

Gazetari i famshëm shqiptar ka deklaruar se sipas informacioneve të tij të sakta, zjarri është vënë nga një njeri i gjatë, i hollë dhe me pak kurriz të dalë. “Ky person është larguar menjëherë në drejtim të panjohur” është shprehur ai por ka shtuar se më shumë informacion do të japë vetëm nëse e nxjerrin në një nga emisionet televizive të debatit në Francë.

Mendohet se përfshirja e Artan Hoxhës në hetimin e ngjarjes do t’i kursejë shtetit francez kohë dhe para pasi pritet që ky hetim të jetë i gjatë dhe i vështirë. Ministria e Brendshme e Francës, ka angazhuar mbi 40 ekspertë për këtë ngjarje por Artan Hoxha pritet ta zgjidhë çështjen për 5 minuta dhe dy mesazhe në celular.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s