Kreu i OBSH-së në Shqipëri, Raul Gonzales, është shrehur sot i zhgënjyer që shqiptarët nuk dolën supermenë. Gonzales i është referuar vetes dhe deklaratës së tij të disa ditëve më parë se “ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri me koronavirus”. Kjo deklaratë bëri që të spekulohej mbi disa teori se pse koronavirusi nuk i prek shqiptarët. Një prej tyre ishte një mutacion genetik që kishte ndodhur ndër vite.
Gonzales është parë i mërzitur sot në konferencë për shtyp. Mirëpo burime pranë ministrisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo nuk ka të bëjë me numrin e lartë të të prekurve (plot 10 të tillë brenda dy ditëve). Po këto burime theksojnë se ai nuk është zhgënjyer as nga ministria dhe institutet tona shëndetësore për të cilat kishte shprehur besimin e plotë. Zhgënjimi i tij besohet të ketë ardhur për faktin se shqiptarët i kishte menduar si superheronj me mutacione genetike që do t’i jepnin zgjidhje vuajtjeve të njerëzimit.
Mësohet se Raul Gonzales është dashamirës i filmave të Marvel Comics si X-Men, Spiderman, Hulk por edhe fans i thekur i mangave japoneze.