Erion Veliaj: Me shirat e fundit në Parkun Rinia pritet që të vijë edhe Pelikani Kaçurrel

Parku rinia

Shirat e fundit në Tiranë e kanë kthyer Parkun Rinia në një ambient moçalor.  Shumë pak pas rehabilitimit të tij, pellgje të shumtë janë krijuar në gropat e parkut. Mirëpo kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj është shprehur optimist.

”Ne kemi bërë të  mundur që të krijojmë një ekosistem në zemër të Tiranës. Jo vetëm bretkosat dhe ngjalat por së shpejti pritet edhe ardhja e Pelikanit Kaçurrel” ka deklaruar ai.

Gjithashtu Veliaj theksoi  se  “falë punës sonë të palodhur natë e ditë me betoniere, Tirana ka sot jo vetëm Malin me Gropa por edhe Parkun me Gropa”.

Burime të Periferisë pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se përveç  Pelikanit Kaçurrel priten të vijnë edhe Rosa Ballaboks dhe Shapka Bishtpëllumb.

Gjithashtu ditët e fundit, mendohet se pellgjet e Parkut Rinia do përdoren edhe nga Vittorio Sgarbi për mësim të sigurtë të notit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s