Ministria e Shëndetësisë: Ta luftojmë kovidin me këmbë përpjetë!

kembet

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar nismën e saj më të fundit: Ta luftojmë kovidin me këmbë përpjetë! Lajmin e ka bërë të ditur këshilltaria e ministres, zonja Ketrin Xheno së bashku me asistenten e ministres, zonja Anxhela Seferi. Ato kanë shpallur edhe posterin e kësaj nisme, ku prezantojnë këmbët e tyre të veshura me geta me pika dhe të vendosura mbi tavolinën e zyrës.

Burimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se nisma vjen si përgjigje flakë për flakë me numrin e rritur të të prekurve nga Covid-19. Madje ka zëra se ministria Manastirliu është shprehur me patosin e saj të zakonshëm (me këmbë e duar) se lufta kundër kovidit do të kërkojë jo vetëm mendjet dhe zemrat tona por edhe këmbët dhe kofshët.

Ka gjithashtu zëra të tjerë alternativë brenda kësaj ministrie, sipas së cilëve, strategjia kundër Covid-19 nuk po ecte ashtu siç duhet pikërisht sepse ecja nuk mund të kryhet pa këmbë. Koha për ndryshim ishte evidente pasi në deklarimet e përditshme që bënin para kamerave, zyrtarë të ministrisë, inkuadroheshin nga mesi e lartë dhe asnjëherë nga mesi e poshtë.

Nuk dihet akoma se çfarë lidhje kanë getat e zeza me pika me parandalimin e virusit por ka këshilltare në ministri të cilat mendojnë se ato duhet të vishen më shumë se maskat, sidomos në publik. Po të njëjtat këshilltare, u shprehën për Periferinë se ka pasur diskutime të zjarrta në lidhje me slloganin, pasi “Ta luftojmë kovidin me këmbë përpjetë!”  kishte konkurrent të fortë slloganin “ Ta mbërthejmë kovidin mes këmbëve tona!”. Mesa duket në fund ka fituar sllogani me këmbët më të bukura.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s