Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj ka mbajtur një fjalim solemn në përkujtimoren e Institutit të qenve. “Kjo ministri është specialiste në krijimin e qen bir qenve dhe kjo gjë më bën vërtetë krenar!” u shpreh ai.
Sipas Lleshaj, krijimi i qenve institucionalë është ndër sukseset më të mëdha të qeversië dhe njëkohësisht një nga prioritetet e saj.
Lleshaj theksoi gjithashtu se “sa herë që mrekullohemi nga aftësitë e rralla të qenve gjatë operacioneve policore, duhet të mendojmë përherë edhe për instruktorët, apo drejtuesit e tyre, pa të cilët qentë e policisë do të ishin thjeshtë kafshë shtëpiake, simpatike, siç janë edhe qentë e tjerë…”
Në fund të fjalimit të tij, Lleshaj u bëri thirrje edhe qenve të rrugëve të mos rrinë kot por të regjistrohen në shkollën e qenve dhe të vihen menjëherë në shërbim të policisë. “Më mirë me ne sesa në duart e Bashkisë e pastaj në Sharrë!” ka përfunduar ai.