Pas trazirave të fundit në SHBA ka reaguar edhe ambasada shqiptare në Uashington. Ditën e djeshme, turma protestuesish mësynë Kapitolin dhe u përleshën me forcat e sigurisë nga ku ngelën të vdekur katër persona. Në reagimin e ambasadës shqiptare thuhet:
“Demokracia është një bimë delikate. Si e tillë ajo kërkon kujdes dhe inpenjim nga të gjithë aktorët politikë në vend. Protesta është një e drejtë njerëzore dhe demokratike por ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të qetësojnë gjakrat dhe të sillen konform parimeve demokratike. Ambasada Shqiptare u bën thirrje protestuesve dhe pozitës në opozitë të heqin dorë dhe distancohet nga aktet e dhunës. Gjithashtu ne shprehemi të gatshëm të luajmë rolin e negociatorit midis palëve. Vendosim në dispozicion ambientet e ambasadës sonë dhe ftojmë pozitën dhe opozitën të paraqiten në këto ambiente për të filluar sa më parë një reformë të re zgjedhore. Populli amerikan meriton më tepër dhe politikanët e saj duhet të ngrihen në nivelin e burrave të shtetit”
Kjo deklaratë e Ambasadës Shqiptare në SHBA ndjek një paralajmërim të saj një ditë më parë në të cilën u bënte thirrje shtetasve shqiptarë që punojnë në Uashington, të qëndrojnë larg ndërtesës së Kapitolit dhe të shmangin turmat dhe mitingjet.
