Studentit i vidhet biçikleta para kryeministrisë. E di Rama: nuk e bëra unë!

 

bicikleta1

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur sot në protestën e studentëve. Njërit prej aktivistëve kryesorë të tyre i është vjedhur biçikleta ndërsa protestonte me studentët e tjerë përpara Kryeministrisë.

Djali i ri, një nga më të zëshmit në revoltën e studentëve, që për opinionin është i njohur për veshjen e tij të veçantë dhe kokoren që mban në kokë, vjen në protestë me biçikletën e tij të cilën e parkon diku afër. Mirëpo pas protestës së sotme nuk e ka gjetur në vendin e zakonshëm. Askush nuk është në gjendje të tregojë me siguri autorin por dyshimet e studentëve janë drejtuar drejt Kryeministrisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale është shprehur se nuk e ka vjedhur ai biçikletën. Megjithatë ai u ka bërë thirrje edhe njëherë studentëve të flasin me të dhe se ai vetë është i gatshëm të dialogojë edhe për bicikletën.

Duket se ngjarja që i ka ndodhur studentit simpatik që ka fituar zemrat e publikut, ka nxitur reagimet e studentëve të tjerë në protestë. Reporterët tanë në terren njoftojnë se ka një numër të madh studentësh që ankohen për vjedhje sendesh personale si portofola, çanta, celularë madje edhe facoleta që kur ata vendosën të protestojnë para Kryeministrisë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s