Edi Rama. Një intervistë e shkurtër dhe e sinqertë për teatrin

edi-rama-teatri-kombetar

Gazetari: Zoti Rama ju akuzojnë se doni të prishni Teatrin Kombëtar.

Edi Rama: Nuk është e vërtetë. Unë e kam kthyer gjithë Shqipërinë në teatër kombëtar.

 

Gazetari: Po godinën pse doni ta prishni?

Edi Rama: Po ju kam thënë artistëve “hajde bëni shfaqje sa të doni tek Kryeministria”. Kam hapur Qendrën për Hapje dhe Dialog. Më i hapur se kaq nuk mund të jem.

 

Gazetari: Po godina e Teatri Kombëtar?

Edi Rama: Po ç’e duan? Nuk i hyn në punë atyre sa më hyn mua.

 

Gazetari: Si e shikoni mbështetjen që i ka dhënë Z.Basha Aleancës për Mbrojtje të Teatrit?

Edi Rama: Si shfaqje e shëmtuar.

 

Gazetari: A keni një mesazh për publikun në lidhje me këtë çështje?

Edi Rama: Ky popull e do teatrin. Unë po jua jap falas. Tek Teatri Kombëtar duhet të paguajnë biletë. Prandaj duhet prishur. Ky popull teatrin duhet ta ketë pa lekë. Të gjitha të tjerat me lekë.

 

Gazetari: Cili është motivi juaj i vërtetë pas gjithë kësaj?

Edi Rama: Që populli të ketë teatrin që meriton.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s